Deklarata e qasshmërisë sipas AEQ-së

Our policy

At Badoo, equity is at the heart of our values. It’s much more than just a buzzword to us—we're striving to make Badoo experiences accessible, fair and equitable.

This accessibility statement has been prepared to inform our users about the accessibility of our service, including its alignment with relevant legal and technical standards. This accessibility statement applies to the elements of our services [RS2] covered by the European Accessibility Act, in particular our ecommerce services, which allow users to upgrade to a range of enhanced, premium Badoo features. These services can be accessed through the Badoo app.

Statusi i qasshmërisë

Akti Evropian për Qasshmërinë kërkon që ne të projektojmë shërbimet e tregtisë elektronike (përfshirë metodat e identifikimit dhe pagesës) duke pasur parasysh qasshmërinë, me qëllim që të jenë të perceptueshme, të përdorshme, të kuptueshme dhe të qëndrueshme. Përveç kësaj, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare synojmë t'i projektojmë në përputhje me Udhëzimet për qasshmërinë e përmbajtjes në ueb të W3C, versioni 2.1, niveli AA. Për t'i arritur këto qëllime, ne:

  • Kemi bashkëpunuar me kompani konsulence për qasshmërinë, si Level Access, për të kuptuar se si mund t’i bëjmë shërbimet tona më të qasshme.
  • Kemi vlerësuar përvojat tona digjitale, në raport me standardet globale të qasshmërisë.
  • Kemi mësuar nga një ekip i larmishëm ekspertësh të qasshmërisë, duke përfshirë përdorues me aftësi të kufizuara dhe me nevoja shtesë për qasshmëri.

Masat e ndërmarra

Për të arritur qasshmëri në shërbimet tona, ne:

  • Kemi bashkëpunuar me Level Access për të kryer vlerësime gjithëpërfshirëse të qasshmërisë dhe për të ofruar udhëzime.
  • Kemi integruar mjete të qasshmërisë në platformat tona, duke përfshirë teknologji ndihmëse si alternativa për tastierën, aktivizimin me të folur dhe navigimin pa prekje.
  • Kemi kryer testime me përdorues me aftësi të kufizuara për të mbledhur komente reale dhe për të orientuar përmirësimet.
  • Kemi integruar elemente të qasshmërisë në ciklin e zhvillimit të produkteve dhe në proceset e garantimit të cilësisë.
  • Kemi krijuar një program të qasshmërisë digjitale për të gjithë organizatën.
  • “Kemi zbatuar një platformë ndihmëse për përvojën e klientit. Ky shërbim është falas dhe i disponueshëm për personat që kanë vështirësi në shkrim, bërjen e gjesteve, përdorimin e miut ose leximin. Ai përfshin mjete si zëvendësues për miun dhe tastierën, njohjen e zërit, aktivizimin me të folur, navigimin pa duar/pa prekje e të tjera.

Përmirësime të ardhshme

Puna jonë për përmirësimin e qasshmërisë është e vazhdueshme. Ne do të vazhdojmë:

  • Të monitorojmë dhe të shqyrtojmë qasshmërinë në të gjitha platformat digjitale.
  • Të zgjidhim problemet e njohura dhe të parandalojmë pengesat e ardhshme, duke projektuar me qasshmërinë në mendje.
  • Të zgjerojmë trajnimin dhe ndërgjegjësimin e brendshëm, për të përmirësuar praktikat e projektimit gjithëpërfshirës.

Komente dhe kontakti

Ndërsa synojmë të sigurojmë qasje për të gjithë përdoruesit, mund të ekzistojnë disa kufizime. I mirëpresim komentet për të na ndihmuar që të përmirësohemi, prandaj nëse has pengesa në qasje ose ke nevojë për informacion në një format tjetër, na kontakto në accessibility@bumble.com.

Përditësimi i fundit: nëntor 2025